Super derbi i xhiros së 19-të, do zhvillohet në Drenas këtë fundjavë.
Feronikeli do jetë nikoqir i Llapit, e ku takohen pozita e parë ndaj të tretës.
Ky takim pritet të jetë shumë interesant ngase me fitore të njërës apo tjetrës, do kishte qenë një hapë shumë i madh drejt titullit, kampion.
Por ti rikthehemi statistikave mes dy skuadrave:
Në statistika, dukshëm më mirë qendron, Feronikeli.
Nikli në 10-të, ndeshjët e fundit kampionale ka pesë fitore, ndërsa skuadra e Llapit vetëm dy, përcjell edhe tri takime që kanë përfunduar baraz.