Mbi 9.000 vajza 10-14 vjeç janë martuar në Iran gjatë pranverës së vitit 2021.
Gjatë së njëjtës periudhë janë martuar edhe 45.522 vajza nga 15 deri në 19 vjeç. Vajzat e mitura nga 10 deri në 14 vjeç kanë lindur 969 foshnja dhe vajzat e reja nga 15 deri në 19 vjeç kanë lindur 44,896 foshnja.
Provinca Sistan dhe Baluchestan kryeson për sa i përket martesave të fëmijëve. Numri i martesave të mbi 9000 vajzave nga 10 deri në 14 vjeç në pranverë 2021 tregon për një rritje prej 32% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Martesat e hershme të mbi 9000 vajzave të vogla, shembull i dhunës ndaj grave
Martesa e hershme në Iran është ndër shembujt më të dukshëm të dhunës ndaj grave nën sundimin e mullahëve, përcjell tch.
Martesa e fëmijëve nënkupton përdhunim. Kur një burrë i rritur martohet me një fëmijë, ai abuzon me atë fëmijë. Martesa duhet të jetë pas përfundimit të pubertetit; përndryshe, nuk mund të ketë kuptim tjetër përveç përdhunimit.
Gjatë 9 muajve të vitit 2020 janë regjistruar 23.698 martesa të vajzave 10-14 vjeç. Në Iran, çdo 24 orë regjistrohen 100 martesa të fëmijëve nën 15 vjeç.