Fjalë Kyçe

Statistikat e përballjes, Atl.Madrid – Juventus

Statistikat e përballjes, Atl.Madrid – Juventus

Atletico Madrid dhe Juventus do të përballen sonte nga ora 21:00 në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Atletico Madrid dhe Juventus do ta zhvillojnë përballjen e tyre të parë për këtë sezon në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Dy skuadrat janë përballur vetëm dy herë gjatë historisë së tyre në këtë garë, përcjell lajmi.net.

Është fjala për vitin 2014, ku Atletico Madrid fitoi 1 me 0 në shtëpi, ndërsa në Torino barazuan pa gola në fazën e grupeve.

Një statistikë interesante është se skuadra spanjolle ka shënuar e para në gjashtë nga tetët ndeshjet e fundit, si dhe ka arritur të fitoj në katër takimet e fundit në Ligën e Kampionëve.

Gjithashtu, Atletico Madrid në tre ndeshje e fundit që ka luajtur me skuadrat nga vazoja e parë, siç është Juventusi në këtë fazë, ka fituar një penallti dhe ka shënuar Greizmann.

Në anën tjetër, Juventus ka luajtur katër herë ndeshjen e parë në transfertë dhe të kthimit në shtëpi dhe në këto katër raste, torinasit kanë arritur të kualifikohen tre herë.

Nga gjashtë ndeshjet e fundit te luajtura nga Juventusi, janë shënuar një mesatare prej 2.5 golash për ndeshje, nga të cilat, pesë ndeshje kanë pasur tre gola.