Fjalë Kyçe

Statistikë: Në 2019 lindën më shumë meshkuj sesa femra

Statistikë: Në 2019 lindën më shumë meshkuj sesa femra

Në Gjinekologji të Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës gjatë viti 2019 janë kryer 9 mijë e 304 lindje.

Nga këto lindje në jetë kanë ardhur 9 mijë e 533 fëmijë, ku nga ta 5 mijë e 34 janë meshkuj, ndërsa 4 mijë e 499 janë femra.

Sipas statistikave të QKUK-së dërguar për lajmi.net, gjatë këtij viti për herë të parë janë bere nënë 3 mijë 594 gra.

Krahasuar me vitin 2018, këtë vit ka më pak lindje.Gjatë viti 2018 në Gjinekologji të QKUK-së janë kryer 9 mijë e 985 lindje.