Fjalë Kyçe

Stavileci: Ministrja e Arsimit me aktakuzë për armëmbajtje, ky është mesazhi më i keq për nxënësit

Stavileci: Ministrja e Arsimit me aktakuzë për armëmbajtje, ky është mesazhi më i keq për nxënësit

Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Blerand Stavileci ka reaguar pas lajmit për ngritjen e një aktakuzë ndaj ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci, për armëmbajtje pa leje.

Përmes një postimi në llogarinë e tij zyrtare në Facebook, Stavileci ka shkruar se në vend që ministrja të ishte shembull i luftimit të dukurive negative, ajo sot i ka dhënë mesazhin më të keq të mundshëm nxënësve kosovarë.

“Të gjithë pajtohemi se sot në shkollat tona problemet më të mëdha janë dhuna dhe bullizmi. Dhe, pikërisht ajo që do të duhej të ishte në krye të kauzës kundër këtyre dy dukurive të këqija, sot është protagonistja më e keqe për to. Pra, imagjinoni, MINISTRJA E ARSIMIT KA AKTAKUZË PËR MBAJTJE NË PRONËSI, KONTROLL OSE POSEDIM TË PAAUTORIZUAR TË ARMËVE. Fatkeqësisht, për nxënësit tonë, nuk mund të ketë mesazh më të keq sesa ky”, ka shkruar ai.