Fjalë Kyçe

Steinmeier rizgjidhet president i Gjermanisë

Steinmeier rizgjidhet president i Gjermanisë

Frank Walter Steinmeier, është rizgjedhur për mandatin e dytë në postin e presidentit të Gjermanisë.

Votimi për president u mbajt në Asamblenë Federale në Berlin.

Atë e propozuan për mandatin e ri partitë qeveritare SPD, të Gjelbrit dhe FDP, si dhe opozita CDU/CSU.

Së bashku, ato kishin një shumicë të madhe.

Ai u zgjodh në këtë post me 1 mijë e 45 vota. Nga 1 mijë e 437 vota, 1 mijë e 425 qenë të vlefshme, 12 të pavlefshme, 86 abstenime.

Frank Walter Steinmeier e pranoi zgjedhjen dhe falenderoi.

Ai shprehu respektin për bashkëkandiduesit për postin e Presidentit Federal.

Steinmeier tha se do të jetë President mbipartiak, por jo neutral, kur është fjala për demokracinë. Ai që angazhohet për demokracinë, më ka në anën e tij, ai që është kundër saj, më ka kundër, tha ai.

Kreu i shtetit gjerman tha se mund të diskutohet shumë për shkaqet e ftohjes midis Rusisë dhe Perëndimit.

Por, shtoi ai, “ne jemi në mes të një rreziku të një lufte dhe për këtë Rusia mban përgjegjësi”.

Presidenti gjerman tha se marshimi i trupave ruse është një kërcënim për Ukrainën.

Asnjë vend i botës nuk ka të drejtë të shkatërrojë të drejtën e një vendi për të jetuar në paqe, shkruan Deutschewelle përcjell Klankosova.tv.