Sulmuesi Raheem Sterling është i hapur për idenë e largimit nga Manchester City gjatë verës.
26-vjeçari është duke përfaqësuar Kombëtaren e Anglisë në “Euro 2020”, por është i lidhur me kalimin te rivali, Arsenal, përcjellë lajmi.net.
Klubi londinez është pranë të nënshkruajë me Albert Sambi Lokonga nga Anderlecht dhe Nuno Tavares nga Benfica, por mesa duket dëshiron edhe disa transferime tjera.
Trajneri Mikel Arteta ka kërkuar përforcime në mënyrë që të largohen nga pozita e tetë, ku përfunduan edicionin e kaluar.
Sterling është ndër emrat që lidhet me kalimin te Arsenal gjatë javëve të kaluar.
Sulmuesi i krahut ka kontratë me “Qytetarët” deri në vitin 2023 dhe ka dyshime lidhur me pozitën në formacionin bazë shkaku i formës së shkëlqyer të Phil Foden edicionin e kaluar.
Athletic, raporton se Sterling ka vendosur të largohet nga “Etihad” nëse arrin oferta e duhur, andaj është i hapur t’i dëgjojë të gjitha ofertat.
City gjithashtu do ishte i hapur për shitjen e Sterling, ngase do t’i rrisnin fundet për të realizuar transferimin e Harry Kane nga Tottenham.