Fjalë Kyçe

Sterling – mjeshtri i fitimit të penalltive

Sterling – mjeshtri i fitimit të penalltive

Raheem Sterling vazhdon të jetë njëri nga lojtarët kryesorë tek skuadra e Manchester City.

Me 45 minuta të përfunduara kundër Leicester, Sterling ishte një nga akterët kryesorë në fushën e blertë.Reprezentuesi anglez arriti të fitonte një 11 metërsh për skuadrën e tij, të cilin në gol e ktheu Ilkay Gundogan, për të bërë që City të shkojë në pjesën e dytë me një gol epërsi (2:1).Sterling sonte ka regjistruar penalltinë e 17-të të fituar që nga debutimi i tij në Premierligë, në mars të vitit 2012, përcjell lajmi.net.

Asnjë lojtar në kampionatin anglez nuk ka arritur të fitojë më shumë penallti, gjatë kësaj periudhe kohore.Kujtojmë se një pjesë të karrierës së tij në Premierligë Sterling e ka kaluar me skuadrën e Liverpool.