Fjalë Kyçe

Sterling: Nuk pranuam gol dhe shënuam, kjo ishte ajo çfarë dëshironim

Sterling: Nuk pranuam gol dhe shënuam, kjo ishte ajo çfarë dëshironim

Raheem Sterling ka folur pas ndeshjes me Çekinë.

Sterling ishte njëri nga lojtarët kryesorë të Anglisë ndaj Çekisë, shkruan lajmi.net.

Anëtari i Manchester Cityt qëlloi shtyllën një herë dhe shënoi golin e fitores në min 12′ për Anglinë.

Pas ndeshjes, ai u shpreh që ishte e rëndësishme të mos pësonin gol dhe të shënonin, pasi sipas tij kjo ishte rruga e duhur që duhet ndjekur nga Anglia.

“Nëse nuk pranoni gola, ju fitoni ndeshje futbolli nëse mund të shënoni ndaj kundërshtarit, ne e kemi bërë këtë gjë vërtet mirë”, tha ai.

“Qëllimi ynë që nga fillimi ishte të fitonim grupin, ne duhet të vazhdojmë të bëjmë atë që kemi bërë deri tani, të qëndrojmë të fortë dhe të përpiqemi të maksimalizojmë shanset tona në portën kundërshtare”, shtoi ai.

“Ka shumë aspekte pozitive nga loja. Ne e mbajtëm topin më mirë sot dhe gjetëm hapësirat mjaft mirë, në fund morëm rezultatin që na konvenoi”, tha Sterling.

“Saka dhe Grealish shfrytëzuan hapësirat e ngushta me të vërtetë mirë, morën topin në mesfushë dhe patën paraqitje fantastike. Kjo është pjesë e futbollit në Kampionate, lojtarët ndryshojnë për ndeshje të ndryshme”, përfundoi Raheem Sterling.