Fjalë Kyçe

Steven Gerrard për Jurgen Klopp:

Steven Gerrard për Jurgen Klopp:

Legjenda e Liverpoolit Steven Gerard ka folur disa fjalè për trajnerin Jurgen Klopp, shkruan Gazeta Alo.

“Kam pasur shumë biseda me të. Ai është një liber i hapur – ai më fton në zyrën e tij. Jam mrekullisht me fat dhe i bekuar që më bëhet ajo ftesë.”

“Dhe ajo që mbetet në mendjen time është: imagjinoje sikur të mund të luaja për të. Nuk isha mjaftueshëm me fat për të luajtur për Jurgen Klopp. Ndoshta (jam) shumë i vjetèr. Ndoshta ‘më ka ikur anija për pak’. Por, jam xheloz ndaj lojtarëve të Liverpool’.”

“Dal nga zyra e tij pas takimeve, dhe kur largohem nga qendra stërvitore, vërtetë dua të kthehem përsëri dhe të ulem me të. Dua të veshë fanellen dhe luaj për të, të vrapoj dhe të vrapoj shumë. Ai është infektues, ai është inspirues”, ka deklaruar Gerard. /Gazeta Alo