Fjalë Kyçe

Stresi përkrahë Donaldin, por kritikon rëndë Trixën që hyri mes çiftit

Stresi përkrahë Donaldin, por kritikon rëndë Trixën që hyri mes çiftit

Stresi është njëri nga reperët më me nam në Shqipëri e Kosovë.

Jo rrallë deklaratat e tij janë bërë lajme në rrjetet sociale, shkruan lajmi.net.

Së fundmi ai ka folur edhe për formatin e Big Brother Vip, duke treguar se mbështet Donaldin por jo edhe Trixën.

I ftuar në emisionin “Stay Tuned”, Stresi ka treguar se si e sheh raportin Donald-Trixa-Bora.

Reperi tha se Donaldi është miku i tij dhe nuk e gjykon. Mirëpo nga ana tjetër ai kritikoi Beatrixën, e cila sipas tij ka vepruar gabim duke ndërhyrë mes aktorit dhe Borës.

“Donaldi është shumë djalë i mirë, e kam dhe shok. Realisht e kam shumë shok, shkojmë shumë mirë me të. Nuk mund ta gjykoj se çfarë ka bërë Donaldi, po unë gjykoj Trixën shumë. Ky është realiteti shqiptar dhe femrës shqiptare, që bëjnë këto gjeste. Dikur Trixa ka qenë komentuese e fotove, puthjeve të Donaldit. Ky është një realitet i hidhur i joni. Ishtë dicka e shpifur”, u shpreh Stresi.

Ndryshe, Stresi në këngën e tij të fundit me titull “Shoqnia” ka përmendur Borën.

“Edhe krejt lë ta dinë opinionin tim, Tiranë -Prishtinë, Bora Zemani është Queen”, thotë ai në tekstin e këngës.