Një stuhi bore dhe erëra të fuqishme kanë goditur veriun dhe perëndimin e Gjermanisë të dielën, duke detyruar trenat që të anulojnë udhëtimet e përditshme derisa qindra aksidente rrugore kanë ndodhur. Policia tha se 28 njerëz janë lënduar në rrugët me akull.
Autoritetet kanë sjellë të pastrehët në strehimore të ngrohta pas rënies së temperaturave.
Operatori kombëtar i trenave “Deutsche Bahn” tha se linjat kryesore të trenit mes Hamburgut dhe Hannoverit, Berlinit dhe perëndimit, janë anuluar për shkak të grumbullit të borës që ka bllokuar shinat dhe linjat energjetike.
Policia në North Rhine-Westphalia tha se kanë numëruar 222 aksidente për shkak të kushteve të rënda atmosferike që nga e shtuna, shkruan AP.
Ndërkaq, Shërbimi gjerman për Motin u ka bërë thirrje njerëzve që të qëndrojnë në shtëpi.