Një stuhi e fuqishme dhe erëra që mbërrijnë shpejtësinë 152 km/orë, janë përplasur mbi disa rajone të Gjermanisë.
Aeroporti i Hamburgut gati është mbyllur, ndërsa ai i Frankfurtit ka ndërprerë shumë fluturime.
Lufthansa anulloi 20 fluturime, e tha se disa të tjerë pritet të kenë vonesa.
Dëmet materiale nga stuhia Ylenia ende nuk janë llogaritur, por priten të jenë të mëdha.
Autoritetet kanë bërë thirrje që njerëzit, nëse munden të qëndrojnë në shtëpi e për cdo rast, t`i largohen skelave apo linjave të tensionit të lartë.