Britania e Madhe është e alarmuar pasi stuhia Eunice ka filluar të bëjë kërdi në të gjithë vendin.
Erërat e forta kanë ndërprerë shumë shërbime në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar dhe kanë dëmtuar rëndë pronat, duke përfshirë stadiumet e futbollit.
The Tottenham Hotspur Stadium was dancing with Eunice 😮🌪️ pic.twitter.com/S82eCygyd8
— Sky Sports Premier League (@SkySportsPL) February 19, 2022
Një kamera sigurie në stadiumin e Tottenham Hotspur kapi pamje të pjesës kur çatia e stadiumit lëviz nga erërat e forta, të cilat kanë arritur deri në 200 km/h.
Për fat të mirë, stadiumi ishte bosh në atë kohë, pasi nëse do të kishte pasur një ndeshje në atë kohë, pothuajse patjetër do të ishte pezulluar për shkak të frikës së sigurisë./express