Qyteti më i madh i Turqisë, Stambolli, u godit nga një stuhi e rëndë, me pemë dhe çati të rrëzuara.
Era e fortë rrëzoi edhe pemë, ndërkohë u angazhuan autoritetet për normalizimin e situatës.
Disa shërbime të trageteve në qytet janë anuluar për shkak të erës së fortë, theksuan operatorët lokalë.
Kompania e Autobusëve të Detit të Stambollit tha se anuloi disa shërbime, duke përfshirë linjat midis provincave të Stambollit dhe Bursës.