Fjalë Kyçe

Stuhia sahariane nga Afrika mbërthen Evropën, temperaturat mund të arrijnë rekordin e nxehtësisë 47 gradë Celsius

Stuhia sahariane nga Afrika mbërthen Evropën, temperaturat mund të arrijnë rekordin e nxehtësisë 47 gradë Celsius

Stuhia Shtëllunga e Saharës është duke sjellë bashkë me temperaturat e nxehta, edhe kaosin e përmbytjeve ku janë prekur miliona britanikë gjatë ditës së sotme, ku për një orë të vetme ka rënë shi sa një javë me shi të zakonshëm.

Meteorologët kanë lëshuar paralajmërime “rrezik për jetën” anembanë Anglisë dhe Uellsit, pasi vendi është goditur nga një stuhi moti 60-orëshe, me vetëtima dhe musone që po bëjnë kërdi mbi ata që i ka zënë në rrugë.

Pjesë të ndryshme të Sussex Lindor u goditën shira të rrëmbyeshëm për një orë këtë mëngjes, ndërsa Kent përjetoi të njëjtën sasi reshje për tri orë me radhë, kështu që rrugët në të dy qendrat e qytetit dhe fshatrat lokale u zhytën nga përmbytje të papritura.

Operatori hekurudhor Southern njoftoi se të gjitha linjat nga Brighton përmes Haywards Heath u bllokuan përkohësisht për shkak të shiut dhe përmbytjeve të mëdha në shina, me shumë përdorues të hekurudhave janë vonuar për më shumë se një orë.

Shumë britanikë të shqetësuar kishin shfaqur drojë për fillimin e lagësht të kësaj vere, ndërsa të tjerët lane anash parashikimet e zymta dhe u kënaqën duke notuar në nënkalimet e përmbytura dhe në rrugët e sipërme.

Rrebeshet e furishme u zgjeruan deri në Skoci, ku kulmi i një supermarketi Tesco në Stirling u shemb nën peshën e shiut pastaj u derdh përmes tavanit edhe mbi dyshemenë e dyqanit.

Stuhitë janë duke u mundësuar nga një masë e ngrohtë ajrore e gjerë 2.000 milje që vjen nga kontinenti i Afrikës, i quajtur Shtëllunga Sahara, që po lëviz nëpër Evropë duke shkaktuar valë të paprë nxehtësive në disa destinacione të mëdha turistike.

Temperaturat e nxehta më në fund kanë goditur Britaninë e Madhe, me temperatura që pritet të shkojnë deri 27 gradë Celsius këtë pasdite, ndërsa Zyra e Motit pohon se termometri mund të ngjitet edhe në 30 gradë Celsius nga e enjtja dhe ndoshta të jetë edhe më i nxehtë gjatë fundjavës.

Ndërkohë qytetarët francezë janë paralajmëruar për një kërcënim për jetën në mes të temperaturave që do të ndjehen si 47 gradë Celsius për shkak të lagështisë, ndërsa Gjermania ka imponuar një limit prej 60 milje në orë në autostradë pas frikës se asfalti mund të “shkrijë”. /Gazeta Alo/