Stuhia që përfshiu disa zona të vendit mbrëmjen e të martës ka shkaktuar dëme, sidomos në qarqet Lezhë dhe Shkodër.
Dëmet kanë qenë kryesisht në kulturat bujqësore por edhe në thyerjen e pemëve për shkak të erës së fortë.
Në rrugën Nr.5 në Velipojë si rezultat i erës së fortë janë rrëzuar disa pemë, të cilët kanë zënë poshtë edhe disa automjete.
Për fat të mirë nuk ka pasur persona të lënduar.
Ketë të mërkurë në mëngjes është bërë e mundur pastrimi i këtij segmenti rrugor pas ndërhyrjes së forcave zjarrfikëse dhe punonjësve të Bashkisë Shkodër.
Dëme janë shkaktuar edhe në Malësinë e Madhe sidomos në rrugën për në fshatin Turistik Razëm ku gjithashtu ka pasur rrëzime të pemëve.
Po ashtu vlen te theksohet fakti se nga erërat e forta te një nate më parë ka pasur dëme edhe në linjat e tensionit të mesëm në Shkodër e Lezhë.