Sulmuesi anësor i Kosovës, Suad Sahiti, ishte titullar në fitoren e skuadrës së tij Wisla Plock me rezultat 3-1 ndaj Jagiellonia.
Wisla Plock ka vazhduar serinë e mirë dhe ka marrë edhe fitoren e pestë radhazi në kampionatin polak.
24-vjeçarit nga Kosova, Suad Sahiti ishte titullar në këtë fitore dhe iu anulua një gol në fitoren e ekipit të tij, për shkak të pozicionit jashtë loje.
Skuadra polake ku aktivizohet Sahti është lider në Superligën e Polonisë me 25 pikë pas 13 xhirove të zhvilluara.
Sahiti ka bërë një asistim në shtatë ndeshjet e zhvilluara këtë sezon.