Fjalë Kyçe

Suarez, dëshira e vetme e Allegri për të zëvendësuar Moratan

Suarez, dëshira e vetme e Allegri për të zëvendësuar Moratan

Luis Suarez është dëshira e vetme e Massimiliano Allegri për merkaton e janarit.

Alvaro Morata pritet që dita-ditës t’i bashkohet skuadrës së Barcelonës, dhe Juve kanë filluar të kërkojnë për një zëvendësues.

Sipas ‘Mundo Deportivo’, Luis Suarez është dëshira e vetme e Allegri, transmeton lajmi.net.

Luis Suarez ka qenë afër kalimit te skuadra e Juventus edhe para se të kalonte në Wanda Metropolitano.

Uruguaiani nuk ka pasur momentet më të mira të mundshme sezonin e fundit, dhe mund të jetë i hapur për një lëvizje.

Mbetet të shihet nëse Juventus mund të bindin Rojiblancos për të marrë kartonin e Suarez.