Fjalë Kyçe

Suarezi kërkon të kthehet në Premier League

Suarezi kërkon të kthehet në Premier League

Luis Suarezi mund të largohet në fund të këtij sezoni nga Atletico Madridi.

Mediat spanjolle kanë bërë të ditur se sulmuesi uruguaian ka pasur një mosmarrëveshje me trajnerin Diego Simeone.

Suarezi thuhet se është i gatshëm të rikthehet në Premier League te skuadra e Liverpoolit.

34-vjeçari ka një marrëveshje me drejtuesit e klubit që i lejon largimin në vitin 2021 si futbollist i lirë.

Ish-sulmuesi i Barcelonës është i gatshëm t’i nisë bisedimet me Liverpoolin, për t’u kthyer në Ishull.

Suarezi këtë sezon me Atletico Madridin ka shënuar 19 gola dhe ka bërë dy asistime në të gjitha garat.

Ai ishte pjesë e skuadrës së Liverpoolit nga viti 2011 e deri në vitin 2014. Gjatë kësaj periudhe Suarezi zhvilloi 133 ndeshje në të gjitha garat, duke shënuar 82 gola.

Në vitin 2014 u transferua te Barcelona për 81 milionë euro.