Çdo numër telefoni në Suedi do të marrë një mesazh më 14 dhjetor me rekomandime për të parandaluar përhapjen e pandemisë COVID-19 gjatë periudhës së fundvitit.
“Informacion nga autoritetet: Ndiqni këshillat më të rrepta për të ndaluar përhapjen e COVID-19. Lexoni më shumë në faqen e internetit të informacionit mbi krizat”, thuhet në mesazhin që do t’u dërgohet suedezëve nga Agjencia e Shëndetit Publik, shkruan Euronews.Ky mesazh do të dërgohet të hënën kur hyjnë në fuqi kufizimet e reja kundër COVID-19.
“Të gjithë do ta lexojnë, por pak do të reagojnë. Realiteti është se njerëzit tashmë i dinë rekomandimet nga dhjetëra kanale të tjera të komunikimit dhe që njerëzit flasin për të çdo ditë: Mbani distancën, punoni nga shtëpia, bëni një provë nëse ndiheni të sëmurë. Unë nuk mendoj se përmbajtja e SMS do të jetë ndryshe”, tha Max Faxalv, student në Universitetin e Lund-it dhe inxhinier i softuerit.“Unë kam besim se njerëzit do t’i japin përparësi Krishtlindjeve mbi pandeminë.
Po, ne me të vërtetë do të shohim tubime më të vogla se normalisht, megjithatë, unë ende mendoj se do të ketë shumë udhëtime,” shtoi ai.Kujtojmë se Suedia është ndër të paktat vende në të gjithë botën që nuk ka vendosur një bllokim total kundër COVID-19.
Por autoritetet bënë thirrje për përmbajtje më të madhe javën e kaluar dhe ndaluan mbledhjet e më shumë se tetë personave.Suedia me 10.2 milionë banorë ka regjistruar mbi 312 mijë raste pozitive dhe 7 mijë e 354 vdekje nga COVID-19.