Fjalë Kyçe

Suharekë: Tre fëmijë lëndohen në një shkollë

Suharekë: Tre fëmijë lëndohen në një shkollë

Në një shkollë të Suharekës gjatë ditës së djeshme janë lënduar tre fëmijë.

Nga pakujdesia i dyshuari ka goditur fëmijët me traktor ndërsa, viktimat janë dërguar për tretman mjekësor, njofton Klan Kosova.

“Fsh. Semetisht, Suharekë 19.09.2020 – 18:30. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar me traktor duke bartur me rimorkio një shtyllë për vendosjen e harkut të basketbollit në një shkollë, në oborrin e shkollës nga pa kujdesia ka lënduar tre fëmijë meshkuj kosovarë. Të lënduarit janë dërguar në Spitalin e Prizrenit dhe sipas mjekut, janë jashtë rrezikut për jetë. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin 24 orësh.