Fjalë Kyçe

Sukses i jashtëzakonshëm për karateistët kosovar

Sukses i jashtëzakonshëm  për karateistët kosovar

Tetë medalje është bilanci i ekipit tonë të karatesë nga kampionati mesdhetar, që u mbajt të shtunën dhe të dielën në Antalia të Turqisë, shkruan Gazeta Alo.

Rigon Baruti fitoi medaljen e artë për kadet, kategoria deri në 57 kilogram.
Në këtë gruomoshë, të bronztën e fituan Elton Musliu dhe Melos Gashi, kategoria +70 kilogramë.

Në grupmoshën e juniorëve, Betim Maliqi fitoi medaljen e argjendtë (-68 kg), ndërsa Endrit Shaqiri të bronztën (+76 kg).

Në grupmoshën U21, Bunjamin Shabani fitoi të argjendtën në kategorinë deri në 75 kilogramë, ndërsa Albulena Gërvalla (-55 kg) dhe Donita Elshani, fituan të bronztën në (-68 kg).

Ekipi i karatesë u paraqit me 23 garues.
KOK përgëzon suksesin e karatesë, duke iu uruar fat edhe në garat e ardhshme. /Gazeta Alo