Fjalë Kyçe

Sulejmani flet pas transferimit tek Ingolstadt

Sulejmani flet pas transferimit tek Ingolstadt

Valmir Sulejmani ka dhënë komentet e para pas transferimit tek Ingolstadt.

Sulejmani ka lënë në gjysmë aventurën e tij me Hannover, për të kërkuar më shumë hapësira te një skuadër tjetër e Bundesliga 2.

Lojtari është shprehur ambicioz para aventurës së re me Ingolstadt duke thënë se synon të jap kontributin e tij.

“Bisedimet me përgjegjësit shkuan shumë mirë dhe tani po shoh përpara për seancën e parë me skuadrën”, ka thënë Sulejmani, transmeton lajmi.net.

“Jam plotësisht i bindur dhe në dijeni me kualitetet e skuadërs, dhe tani dua të jap kontributin tim në fushë, në ndeshjet e mbetura”, ka thënë sulmuesi kosovar.

Sezonin e kaluar Valmiri shënonte pesë gola në 29 paraqitje. Ai ka tri paraqitje me Kosovën. Përparësi e tij është se luan në të gjitha pozitat në sulm.