Fjalë Kyçe

Sulm me thikë dhe zjarr në një metro në Tokio, lëndohen të paktën 15 persona

Sulm me thikë dhe zjarr në një metro në Tokio, lëndohen të paktën 15 persona

Të paktën 15 persona janë lënduar këtë të dielë si pasojë e një sulmi me thikë që ka ndodhur në stacionin e metrosë në Tokio të Japonisë. Ndër të tjera dyshohet se në po të njëjtin stacion ka pasur edhe një sulm me lëndë kimike.

Mediat e huaja bëjnë me dije se policia e japoneze ka vënë në pranga autorin e kësaj ngjarje, një 20 vjeçar identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur.

I dyshuari kishte spërkatur vagonin me lëndë djegëse dhe më pas i kishte vënë zjarrin. E policia po tenton të konstatoj nëse lënda djegëse ishte një lloj kimikati.

Incidenti ka ndodhur vetëm dy javë pasi një 45-vjeçar u arrestua, pasi theri me thikë dy burra në stacionin Ueno në Tokio./abcnews.al