Sipas raportimeve të medieve lokale, një ushtar tajlandez i ka qëlluar për vdekje shumë persona në qytetit Nakhon Ratchasima dhe përreth tij. Ky qytet shtrihet në verilindje të kryeqytetit Bangkok.
Në rrjetet sociale u publikuan disa pamje, ku dukej një skenë sulmi afër një qendre tregtare, shkruan “BBC”, transmeton Gazeta Express.
Policia tajlandeze tha se ushtari e vodhi një veturë para se t’i sulmonte njerëzit me një armë të gjatë nëpër qytet.
Incidenti ende është duke vazhduar.