Është mbajtur në Stamboll Konferenca e Tretë e Koordinimit Rajonal Kundër Terrorizmit dhe Parandalimin e luftimin e Ekstremizmit të Dhunshëm në Evropën Juglindore.
Konferenca është një vazhdim i konferencës së dytë rajonale të mbajtur në Slloveni vitin e kaluar dhe mbledh përfaqësuesit e qeverive kombëtare, organizatave ndërkombëtare dhe rajonale dhe iniciativave aktive në fushën e luftës kundër terrorizmit, parandalimit dhe përballimit të ekstremizmit të dhunshëm në Evropën Juglindore, duke diskutuar për rritjen e bashkëpunimit dhe koordinimit të programeve dhe aktiviteteve në këtë rajon.
Guvernatori Muhterem Ince, Zëvendës Ministri i Brendshëm i Turqisë hapi Konferencën në emër të mikpritësit, duke shprehur kënaqësinë që Stambolli do të jetë qendra e një mori diskutimesh të gjera rajonale mbi çështjet e rëndësishme siç janë siguria kibernetike, radikalizimi nëpërmjet internetit, parandalimi i ekstremizmit të dhunshëm dhe kontrollin e armëve të vogla.
“Meqë këto janë tema kryesore të sigurisë në secilën prej ekonomive tona, por edhe në nivel global, ne konsiderojmë se kjo konferencë do të kontribuojë për sigurinë e vendit tonë, rajonit dhe të gjithë Botës”, tha ai.
“Ne po ballafaqohemi me një ndryshim të konsiderueshëm të prioriteteve në mjedisin gjithnjë në zhvillim të sigurisë, nga fluksi i luftëtarëve të huaj terroristë nga rajoni në fushat e huaja të viteve të mëparshme, në rehabilitimin dhe riintegrimin e të kthyerve, familjeve të tyre, fenomenin e radikalizimit të vazhdueshëm lokal, dhe të fundit, por jo më pak – kërcënimet e sigurisë kibernetike. Migrimi, krimi i organizuar gjithashtu janë në krye të axhendës së sigurisë në rajon “, tha në hapje sekretari i përgjithshëm i RCC, Goran Svilanoviç.
“Për ne, në RCC, ka qenë një vit i rëndësishëm. Ne kemi vazhduar të hedhim terren për një qasje holistike në bashkëpunimin e sigurisë në rajon dhe adresimin e sfidave mbizotëruese në procesin e bashkëpunimit rajonal në Evropën Juglindore. Siguria kibernetike është bërë pika e re e sigurisë dhe një sfidë serioze në nivel global, rajonal dhe lokal. Ka pasur 400 sulme kibernetike të sigurisë të raportuara në Ballkanin Perëndimor në 2017. Në të njëjtën kohë, Interneti është një nga mjetet kryesore të organizatave terroriste bashkëkohore që përdoren për të identifikuar, rekrutuar dhe trajnuar anëtarët e rinj. Kur është fjala për Ballkanin Perëndimor, roli i internetit në proceset e radikalizimit është evidente, por ndërveprimet personale mbeten të rëndësishme, siç vërehet rritja e numrit të përdoruesve të internetit nga 66% në 81% të popullsisë në varësi të ekonomisë së veçantë. ”
Për të adresuar në mënyrë adekuate këto sfida, RCC-ja ka porositur një studim mbi sigurinë kibernetike dhe radikalizimin online në Ballkanin Perëndimor, i cili po prezantohet në takimin e sotëm. Studimi, i titulluar “Një fushë të re virtuale beteje; Si të parandalojmë radikalizimin në internet në fushën e sigurisë kibernetike të Ballkanit Perëndimor.
Përveç sigurisë kibernetike dhe radikalizimit në internet, konferenca do të trajtojë më tej temat e koherencës rajonale dhe zgjidhje të qëndrueshme për parandalimin e posedimit të paligjshëm, keqpërdorimit dhe trafikimit të armëve të vogla dhe të lehta.
Takimi i Grupit Kombëtar të Pikave të Kontaktit për Parandalimin dhe Kundërshtimin e Ekstremizmit të Dhunshëm do të mbahet edhe të nesërmen.