Fjalë Kyçe

Sulmi me plumba ndaj veturës së gazetarit, reagon ambasadori Kosnett

Sulmi me plumba ndaj veturës së gazetarit, reagon ambasadori Kosnett

Ambasadori amerikan në Kosovë Philip Kosnett ka reaguar pas sulmit me armë zjarri ndaj veturës së gazetarit Shkumbin Kajtazi.

Kosnett ka shkruar në Twitter se sulmet mbi gazetarët janë sulmi mbi vlerat demokratike.

“Sulmet mbi gazetarët janë sulme mbi vlerat e përbashkëta tona të demokracisë. Duke raportuar të vërtetën dhe mbajtjen e zyrtarëve përgjegjës, gazetarët i shërbejnë qytetarëve. Ata meritojnë respektin dhe mbrojtjen tonë. E mirëpres thirrjen e kryeminsitrit për të hetuar shpejt incidentet”, ka shkruar Kosnett.