Prokuroria Themelore ne Gjilan, me datë 03.04.2022, ka ndaluar për 48 orë dy persona, F.R dhe B.K, për shkak të dyshimit se secili veç e veç kanë kryer veprën penale pjesëmarrja në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizmi nga neni 404 par.1 të KPRK-së.
Sot, me datë 04.04.2022, Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ushtruar kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj F.R dhe B.K, për shkak të dyshimit se secili veç e veç kanë kryer veprën penale pjesëmarrja në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizmi nga neni 404 par.1 të KPRK-së.
Ekziston dyshimi i bazuar se të njejtit me datë 03.04.2022 rreth orës 15.20h, në Gjilan, në Stadiumin e Qytetit, përderisa zhvillohej ndeshja futbollit në mes të SC-Gjilani dhe KF Ballkani, nën pretekstin kinse të festimit të golit të barazimit, hyn në fushën e futbollit, bashkë me një trumë të madhe tifozësh, ku bëheshin veprime huligane me gjuajtje sendesh dhe fishekzjarrë, derisa njëri i pandehur e shtyn dhe e rrëzon për toke, tjetri e godet me shqelm në fytyrë të dëmtuarin, portierin e Ballkanit, Stivi Frashëri, duke i shkaktuar lëndime trupore dhe rrezik të përgjithshëm për eskalimin e situatës./indeksoline