Fjalë Kyçe

Sulmi ndaj Trumpit, Osmani: Çdo lloj dhune politike është absolutisht e papranueshme

Sulmi ndaj Trumpit, Osmani: Çdo lloj dhune politike është absolutisht e papranueshme

Presidentja Vjosa Osmani ka dënuar sulmin ndaj ish-presidentit amerikan, Donald Trump.

“Ne qëndrojmë në solidaritet të plotë me ish-presidentin, Donald Trump, familjen e tij dhe të gjithë amerikanët e prekur nga të shtënat në mitingun e Pensilvanisë”.

“Çdo lloj dhune politike kudo është absolutisht e papranueshme dhe ne e dënojmë ashpër atë”, ka shkruar Osmani në platformën X.

Kujtojmë se sulmuesi dhe një person që ishte pjesëmarrës në tubimin e Pensilvanisë janë vrarë gjatë atentatit të së shtunës.