Fjalë Kyçe

Sulmohen dy shtetas të huaj nga disa persona në Duhël: Njëri nga ta merr lëndime të rënda në kokë

Sulmohen dy shtetas të huaj nga disa persona në Duhël: Njëri nga ta merr lëndime të rënda në kokë

Dy viktima meshkuj shtetas të huaj dje janë sulmuar nga disa persona të panjohur në fshatin Duhël së Suharekës, shkruan Gazeta Metro.

Policia ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur dje rreth orës 19:05 dhe se dy viktimat janë dërguar për tretman mjekësor.

Njëri nga ta është transferuar në QKUK pasi kishte lëndime në kokë ndërsa tjetri është liruar.

Më poshtë keni njoftimin e Policisë:

Duhël, Suharekë, 01.03.2021 – 19:05. Dy viktimat meshkuj shtetas të huaj kanë raportuar se janë sulmuar nga disa persona të panjohur. Dy viktimave u është ofruar tretmani mjekësor, njëri nga ta është transferuar në QKUK pasi kishte lëndime në kokë ndërsa tjetri është liruar. Rasti është duke u hetuar.