Policia e Kosovës njofton se janë shoqëruar në stacionin policor dy të dyshuar burra, nën dyshimin se i kanë sulmuar seksualisht dy vajza të mitura.
Rasti ka ndodhur më 1 shtator në Kamenicë, rreth orës 00:10, raporton Gazeta Express.
“Janë shoqëruar në stacionin policor dy të dyshuar meshkuj kosovarë, nën dyshimin se kanë sulmuar seksualisht dy femra kosovare (të mitura)”, thuhet në raportin 24 orësh të PK-së.
Me vendim të prokurorit, pas intervistimit palët janë lirar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.