Pas sulmit ndaj dy zyrtarëve të shtetit, një polici dhe një gardiani, është arrestuar një mashkull i nacionalitetit shqiptar.
Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 11:09, në rrugën Dardania në Fushë Kosovë me ç’rast viktimat pas incidentit kanë pranuar tretman mjekësor përderisa i dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar në paraburgim.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht dy viktimat një zyrtar policor dhe një gardian. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor ndërsa, me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, njofton Policia e Kosovës, transmeton GazetaAlo.