Rusia po vazhdon të shtunën sulmet e saj ushtarake në drejtim të kryeqytetit të Ukrainës, Kiev.
Agjencia e lajmeve TASS ka cituar së fundmi ministrinë ruse të Mbrojtjes, sipas së cilës mëngjesin e së shtunës është sulmuar një fabrikë ushtarake në kryeqytet.
Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes, Igor Konashenkov tha se 16 objektiva të armikut u shkatërruan me raketa me precizion të lartë, duke përfshirë pajisje, magazina dhe baza të ruajtjes së armëve.
Ai ka shtuar se një dyqan riparimi i pajisjeve ushtarake në Mykolaiv, në jug të Ukrainës është goditur gjithashtu.