Fjalë Kyçe

Sulmohet fizikisht kreu i FFK-së, Agim Ademi

Sulmohet fizikisht kreu i FFK-së, Agim Ademi

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi është sulmuar fizikisht mëngjesin e sotëm në Prishtinë.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti e ka konfirmuar rastin që ka ndodhur në Gërmi.

“Rreth orës 11:00, jemi njoftuar për një sulm fizik në parkun e Gërmisë, ku lëndime trupore ka pësuar një person.

Nga ana e policisë është nisë një hetim lidhur me rrethanat që karakterizojnë këtë rast” ka thënë Flora Ahmeti për Indeksonline.

Sulmi ndaj tij ka ndodhur në ditën kur Ademi feston ditëlindjen, me ç’rast FFK ka bërë një urim të veçant për të në orët e para të ditës së sotme. Indeksonline pas pak do iu sjell detaje të reja rreth këtij rasti.