Një grua është sulmuar nga qentë endacakë para pak minutash në rrugën C në Prishtinë.
Në një video të postuar nga faqja “Vrojtuesit e lagjes – Prishtinë”, shihet një qytetare e cila sulmohet nga qentë dhe shtrihet për tokë.
“Tjetër sulm nga qentë ne rrugën C. Gruaja shtrihet për toke. Organet të veprojnë menjëherë”, thuhet në postimin e tyre.
Qentë endacakë vazhdojnë të jenë problem i përditshëm për qytetarët e Prishtinës.
Kryetari Përparim Rama, ka premtuar zgjidhje të shpejtë.