Fjalë Kyçe

Sulmohet Ukraina, objektiv faqet zyrtare të qeverisë dhe bankat

Sulmohet Ukraina, objektiv faqet zyrtare të qeverisë dhe bankat

Mediat ndërkombëtare raportojnë se një sulm kibernetik ka goditur faqet kryesore në Ukrainë të qeverisë dhe institucioneve të tjera, në orët e fundit.

Sipas agjencisë së lajmeve ruse, Tass, objektiv i këtyre sulmeve ka qenë faqja e Ministrisë së Brendshme ukrainase si dhe bankat PrivatBank dhe OshadBank.

Ende nuk dihen autorët e këtij sulmi, por me shumë mundësi qendra ukrainase për krimet kibernetike do të akuzojë Rusinë.

Faqet zyrtare ukrainase kanë qenë dhe më herët objektiv sulmesh kibernetike, por Rusia ka mohuar përfshirjen e saj në çdo rast./A2cnn