Fjalë Kyçe

Sulmoi disa njerëz, ekzekutohet laraska e dhunshme

Sulmoi disa njerëz, ekzekutohet laraska e dhunshme

Një laraskë agresive është ekzekutuar pas një vargu sulmesh ndaj njerëzve në Sydney të Australisë. Disa banorë janë lënduar dhe janë përgjakur nga ky shpend.

Autoritetet lokale këtë muaj morën leje për ekzekutimin e dy laraskave të dy gjinive, të cilat po i terrorizonin banorët në pjesën veriore të qytetit.

Të martën, këshilli lokal njoftoi se e ka ekzekutuar njërën laraskë për t’i parandaluar sulmet e mëtejme prej saj, shkruan Daily Mail, transmeton Gazeta Express.

“Në mëngjesin e ditës së ekzekutimit, zogu u pa duke u sjellë në mënyrë agresive në disa raste, duke e vërtetuar sjelljen e raportuar nga banorët në vjetët e fundit”, thuhet në deklaratën e këshillit lokal.

Pavarësisht përpjekjeve për t’i shmangur sulmet, lëndimet e banorëve ndodhën edhe këtë vit, duke i nxitur autoritetet që të aplikojnë për leje për ekzekutim. Ky veprim irritoi shumë njerëz. Mbi 15.000 persona kishin nënshkruar peticion për vazhdimin e përdorimit të masave parandaluese si shmangia e zonave ku ka fole laraskash.

Këshilli tha se ka marrë sugjerime të ndryshme për ndryshimin e vendndodhjes së laraskës, por autoritetet për mbrojtjen e natyrës së egër nuk lejojnë një gjë të tillë për shkak se gjasat për mbijetesë janë të vogla, nëse zogjve u ndërrohet vendi i banimit.