Fjalë Kyçe

Sulmojnë mjekun në vendin e punës, ndalohen dy persona

Sulmojnë mjekun në vendin e punës, ndalohen dy persona

Prokuroria Themelore në Ferizaj, me urdhër të prokurorit të shtetit, ka ndaluar dy persona me inicialet I.O. dhe N.O. në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit se të njëjtit kanë sulmuar personin zyrtar mjekun S.F. në vendin e tij të punës, me ç’rast të njëjtit i kanë shkaktuar lëndime trupore.

Rasti ka ndodhur rreth orës 01:00 në Spitalin Regjional në Ferizaj- Qenda Emergjente, njofton Klan Kosova.

Prokurori i rastit brenda afatit ligjor do të vendosë mbi masën e sigurisë së të pandehurve me qëllim të zbatimit të suksesshëm të procedurës penale.