Fjalë Kyçe

Sulmuese Trincao mund të largohet nga Barcelona

Sulmuese Trincao mund të largohet nga Barcelona

Sulmuesi portugez, Francisco Trincao mund të largohet në verë nga Barcelona, por vetëm si huazim. Skuadrat e mëdha italiane, Juventus, Milan dhe Roma kanë shprehur interesim për transferimin e anësorit, por nuk kanë gjetur mirëkuptimin e Barcelonës.

Gjiganti katalunas është gati ta lejoj largimin e lojtarit, por vetëm si huazim një vjeçar. 21-vjeçari po zhvillon sezonin e tij të parë te Barcelona, por pa arritur të fitojë një vend titullari.

Reprezentuesi portugez ka zhvilluar 39 ndeshje, kryesisht i inkuadruar nga banka rezervë, teksa ka shënuar tre gola e ka bërë dy asistime.

Gjithsesi transferimi i tij në Serie A mund të ndodh, por vetëm si huazim. Kampioni në fuqi i Italisë, Juventusi dëshiron blerjen përfundimtare të tij dhe nuk e do si huazim, derisa Roma dhe Milani mund të pranojnë edhe huazimin një vjeçar të tij.

Në Camp Nou besojnë shumë në aftësitë e lojtarit, por duan ta huazojnë në mënyrë që të luaj më shumë dhe të rikthehet pas një viti për të qenë i rëndësishëm te Barça.

Kujtojmë që Barcelona pagoi 31 milionë euro për transferimin e Trincaos në verën e vitit 2020 nga Sporting Braga.