Fjalë Kyçe

Sulmuesi i Llapit ftohet në Kombëtaren e Kosovës

Sulmuesi i Llapit  ftohet në Kombëtaren e Kosovës

Kosova ka nisur stërvitjen e dytë para ndeshjeve me Malin e Zi e Bullgarinë.

Kombëtarja e Kosovës ka nisur stërvitjen e dytë në stadiumin “Fadil Vokrri”, para ndeshjeve me Malin e Zi dhe Bullgarinë, me 7 qershor, respektivisht 10 qershor.

Sipas asaj që raporton Super Sport, dy futbollistë të Superligës i janë bashkuar Kosovës në përgatitje gjatë ditës së sotme. Bëhet fjalë për mbrojtësin e djathtë të Prishtinës, Armend Thaqi, dhe sulmuesin e Llapit, Festim Alidema.

Nuk dihet nëse ata do të jenë pjesë e listës së Bernard Challandesit, apo janë ftuar vetëm për t’u përgatitur me ekipin e parë.

Kujtojmë se për ndeshjet me Malin e Zi dhe Bullgarinë, Kosova do të jetë me tri mungesa të mëdha: Valon Berisha, Herolind Shala dhe Hekuran Kryeziu që të tre mungojnë për shkak të dëmtimeve. /Gazeta Alo