Fjalë Kyçe

Sulmuesi i Milanit, Andre Silva, ka kaluar testet mjekësore para një transferimi te skuadra e njohur

Sulmuesi i Milanit, Andre Silva, ka kaluar testet mjekësore para një transferimi te skuadra e njohur

Calciomercato dhe RMC Sport raportojnë se Silva ka përfunduar testet në mëngjesin e ditës së martë, dhe se ai është gati tani të nënshkruajë një kontratë pesë vjeçare me Monacon.

Milan do të fitojë 30 milionë euro nga shitja e tij, dhe këto para do t’i investojë në transferimin e Angel Correa.

Portugezi kaloi sezonin e kaluar në huazim te Sevilla, por skuadra spanjolle në fund nuk përdori mundësinë e tyre për blerje të përhershme për 35 milionë euro.Në Francë te Monaco, Silva do të stërvitet nga trajneri Leonardo Jardim.