Fjalë Kyçe

Sulmuesi i Sevillas i mahnitur me Leo Messin, ja çfarë shkruan në ‘Instagram’

Sulmuesi i Sevillas i mahnitur me Leo Messin, ja çfarë shkruan në ‘Instagram’

Lionel Messi sot ka mahnitur tifozët e futbolli me paraqitjen e tij kundër Sevillas.

Messi shënoi tri gola dhe shtoi një asistim në fitoren 2:4 të Barcelonës, në udhëtimin në Sevilla.

Përveç tifozëve të futbollit, i mahnitur me paraqitjen e argjentinasit ishte edhe sulmuesi Ben Yedder.

Ai madje në postimin e tij në ‘Instagram’ pas ndeshjes ka lavdëruar shokët e skuadrës për lojën, por ka pasur disa fjalë edhe për Leo Messin.

“Në këtë botë, ne mund të kishim fituar këtë ndeshje… por, aty është një lojtar nga një tjetër planet, i cili dëshiroi që gjërat të jenë ndryshe. Krenar me skuadrën” ka shkruar Ben Yedder.

Messi sot me het trikun e tij ka shënuar golin e 650 në karrierën e tij, dhe het trikun e 50-të.

Ai ka shënuar golin e 36 në 35 përballje me skuadrën e Sevillas, duke treguar se këtë skuadër e ka kundërshtarin e preferuar.