Fjalë Kyçe

Sulmuesi i Shqipërisë thotë se tani është gati, pas ca muajve të vështirë

Sulmuesi i Shqipërisë thotë se tani është gati, pas ca muajve të vështirë

Sot përfundoi telenovela e merkatos për Armando Sadikun. Prej shumë javësh, sulmuesi i kombëtares shqiptare që është pjesë e Levantes në Spanjë, u lidh me një huazim të mundshëm te Lugano në Zvicër. Ishte vetë klubi helvet që zyrtarizoi këto zëra dhe tashmë Sadiku është rikthyer në “shtëpi”. Pas mbërritjes në Zvicër, Armando Sadiku, ka folur për mediat vendase duke treguar edhe peripecitë që kaloi në Spanjë.

“Jam i lumtur që kthehem në Lugano. Ishin muaj të vështirë për mua, por tani jam mirë fizikisht dhe dua të jap gjithçka për ekipin. Prej pesë muaj jam duke bërë terapi, pas lëndimit të gjurit. Ndërsa muajin e fundit jam stërvitur me Levante. Jam gati për të luajtur”-ka thënë ndër të tjera Sadiku.

Ai është shprehur se përvojat jo shumë të suksesshme në Poloni dhe Spanjë, i japin më shumë forcë për tu rikthyer në nivele të larta.

“Përvojat jo shumë të suksesshme në Poloni dhe në Spanjë, më japin më shumë forcë dhe shtysë për tu rikthyer në nivelet e mia më të mira. Falenderoj Luganon që bëri këtë përpjekje për të kthyer sërish këtu”-ka thënë Sadiku.