Skuadra e Ballkanit ka njoftuar se sulmuesi nga Kameruni, Effa Lazare do të jetë në prova te skuadra nga Theranda, shkruan GazetaAlo.
Ky është njoftimi i Ballkanit.
Sulmuesi nga Kameruni,Effa Lazare Tristan Dylan është në prova tek skuadra jonë.
Dylan ka qenë pjesë e grupmoshave të Përfaqësueses së Kamerunit dhe do të qëndroj për disa ditë tek skuadra për testim nga stafi teknik.