Sulmuesi i krahut, Franck Ribery në verë do të largohet nga Fioretina, por do të mbetet në Serie A. “Gazzetta dello Sport” ka shkruar të enjten se Ribery pritet t’i bashkohet skuadrës së Lazios pasi drejtuesit e klubit nga kryeqyteti italian po e shohin si përforcim të duhur për sezonin e ri. Te Lazio janë të gatshëm t’i ofrojnë Riberyt kontratë njëvjeçare me mundësi vazhdimi.
Ribery 38-vjeçar këtë edicion ka treguar paraqitje të mira te Fiorentina, ekip me të cilin ka kontratë deri në fund të këtij sezoni.
Fiorentina po dëshiron ta mbajë në ekip por Ribery ka refuzuar rinovimin e kontratës dhe gjasat janë të mëdha që të transferohet te Lazio. Ribery këtë edicion ka shënuar dy gola dhe ka bërë shtatë asistime në 25 paraqitje në kampionatin italian.