Fjalë Kyçe

Super El Clasico në Arabi –Real Madrid në finale të Super Kupës së Spanjës

Super El Clasico në Arabi –Real Madrid në finale të Super Kupës së Spanjës

Ka përfunduar ndeshja në mes të Barcelonës dhe Real Madridit në stadiumin King Fahd të Ryiadhit në Arabi Saudite. 90 minutat e rregullt të kësaj ndeshje përfunduan barazim 2-2. Vinicous Jr (25) dhe Karim Benzema (72) shënuan për Real Madridin ndërkaq për Barcelonën shënuan Luuk de Jong (41) dhe Ansu Fati (83). Ndeshja shkoi me dy shtesa nga 15 minuta kur Real Madrid kualifikohet në finale me golin e Valverdes në minutën e 98-të

Një super El Clasico është zhvilluar sonte në Arabinë Saudite në mes të Barcelonës dhe Real Madridit.

Gol, kthesa në rezultat, debutim të një lojtari të ri si Ferran Torres, lojë të fuqishme të Benzemas dhe formë të lartë të Vinicous Jr kemi parë në këtë El Clasico që u zhvillua në Ryiadh të Arabisë Saudite.

Barcelona ishte më kërkuese në minutat e parë të kësaj ndeshje por që të goli të parët erdhën të parët Real Madridi.

Një gabim në mesfushë i Busquets bën që të përfitojë Benzema i cili shtynë topin përpara për këmbëshpejtin Vinicous Jr, ku ky shënon në minutën e 25-të të ndeshjes.

Pas golit Barcelona është më kërkuese.

Goli i barazimit do të vinte pas një gabimi përsëri në mbrojtje të Real Madridit nga i cili gabim do të përfitonte sulmuesi Luuk de Jong për të shënuar në minutën e 41-të.

Në pjesën e dytë Barcelona ishte skuadër shumë më e mirë se Real Madridi.

Ata sulmonin më shumë dhe Dembele ishte afër që të shënonte golin e dytë në këtë ndeshje në minutën e 54-të të ndeshjes. Megjithatë, ai nuk e gjeti cakun dhe përvoja e bëri të vetën. Benzema ishte golashënuesi i dytë i Realit në këtë takim, i cili e shfrytëzoi mirë topin e kthyer të ter Stegen për ta rikthyer epërsinë shkruan express.

Por, ndeshja nuk përfundojë këtu për Barcelonën.

I sapokthyeri nga lëndimi, Ansu Fati do të bëhej protagonist në këtë ndeshje pasi që do të shënonte gol në rikthimin e tij pas lëndimit.

Ishte një ndërprerje ku Jordi Alba me krosimin e tij e gjeti të lirë Fatin e ku ky i fundit barazoi rezultatin në minutën e 83-të.

Me rezultat të barabartë do të përfundonte koha e rregullt dhe për fituesin do të vendosnin dy shtesat nga 15 minuta.

Në shtesën e parë ishin më të mirë dhe arritën që të kalojnë në epërsi. Përsëri në mesfushë gaboi Barcelona e ku Reali doli në një kundërsulm të shpejt. Rodrygo do të pasonte për Valverden i cili do të shënonte golin e tretë në këtë ndeshje në minutën e 98.

Barcelona humbi energjinë në shtesën e dytë të ndeshjes dhe Real Madridi arritën që ta menaxhonin më mirë rezultatin e ku disa herë ishin afër që të shënonin edhe golin e katër.

Rastin më të mirë për ta mbyllur këtë ndeshje e pati Rodrygo në minutën e 122-të por ai goditi topin duke e dërguar jashtë.

Me këtë fitore Real Madrid shkon në finale të Super Kupës së Spanjës ku do të luajë kundër finalistit tjetër që vjen nga ndeshja në mes të Atletico Madrid-Athletic Club.