Fjalë Kyçe

Super formacioni i Evertonit për sezonin e ri

Super formacioni i Evertonit për sezonin e ri

Fillimi i Ligës Premier është afër. Pak më shumë se një javë ka mbetur që të fillojë kampionati më i fortë në botë.

A do të fitojë Manchester City titullin e tretë radhazi? Kush do të futet në top katër?

Sezonin e kaluar, Manchester United mbeti në vendin e gjashtë, por ishte mbi Wolves që zunë vendin e shtatë dhe do të luajnë në Ligën e Evropës.

Pozitat nëntë dhe dhjetë i morën West Ham dhe Leicester, ndërsa edhe pse kishte skuadrën më të mirë për tu futur në gjashtë të parat, Everton e mbylli në vendin e tetë, jashtë Evropës.

Nga skuadra e Everton është larguar njëri nga lojtarët kryesor, Idrissa Gueye, në Paris Saint-Germain për 30 milion euro.

Por ka ardhur një lojtar me përvojë si Fabian Delph. Aty është edhe Andre Gomes që erdhi për një marrëveshje të përhershme nga Barcelon.

Evertoni i Marco Silva është i vendosur që ta ofrojë edhe 19-vjeçarin e Juventusit, Moise Kean për 32 milionë euro.

Me këta lojtarë që i ka aktualisht dhe ata që flitet se do t’i blejnë brenda javës, ekspertët besojnë që Evertoni do të befasojë këtë edicion dhe do tun shkaktojë problem ekipeve të mëdha.

Më poshtë e gjeni formacionin e mundshëm të Evertonit për edicionin e ardhshëm në Ligën Premier.