Fjalë Kyçe

Super formacioni i Kosovës kundër Bullgarisë

Super formacioni i Kosovës kundër Bullgarisë

Dy futbollistët kosovarë të Zurichut, Hekuran Kryeziu dhe Benjamin Kololli janë në dyshim për tu paraqitur në ndeshjen e parë kualifikuese kundër Bullgarisë.

Megjithatë, mesfushori Kryeziu duket në gjendje më të mirë dhe sipas të gjitha gjasave ai do të jetë në formacionin startues.

Ndërsa për Kolollin edhe pse nuk është konfirmuar zyrtarisht që ai do të mungoj, duket se sfida kundër Bullgarisë do të jetë shumë herët për të.

Trajneri Bernard Challandes, pritet të bëj vetëm një ndryshim në formacion nga ndeshja e kaluar kundër Danimarkës, Besar Halimi mund të zëvendësohet nga Hekuran Kryeziu.

Kosova: Muric, Vojvoda, Aliti, Rrahmani, Paqarada, Kryeziu, Shala, Rashica, Celina, Zeneli, Muriqi.