Fjalë Kyçe

Super Kupa e Interit

Super Kupa e Interit

Inter-Juventus ishte superderbi në Super Kupën. U deshën 120 minuta lojë për ta përcaktuar fituesin. Koha e rregullt e kësaj ndeshje përfundoi me rezultat të barabartë 1-1. McKennie (25) shënoi për Juventusin kurse për Interin shënoi Lautaro (35). Alexis Sanchez do ta shënonte golin e fitores në minutën e 121-të të ndeshjes duke mos lënë kështu ndeshjen të shkonte në penallti dhe Interi ta fitonte trofeun e parë për këtë vit

Finale me një derbi që do të mbahet mend.

Kështu mund të konsiderohet ndeshja e sotme Inter-Juventus që Guiseppe Meaza në Milano, e ku fituesi i saj u desh të caktohej vetëm pas 120 minutave lojë, pasi që koha e rregullt përfundoi me rezultat 1-1.

Mundësinë e parë për të shënuar në këtë ndeshje e pati Stefan de Vrij i Interit që u gjend mirë në zonë në minutën e shtatë por që nuk arriti ta dërgonte topin në rrjetë dhe si rezultat ai përfundoi jashtë portës.

Interi do të kishte edhe një mundësi tjetër në minutën e 9-të të ndeshjes ku Lautaro Martinez mori një top të mirë në zonë por goditja e tij përsëri nuk ishte e saktë dhe përfundoi jashtë.

Në minutën e 11-të Interi kërkoi penallti por që gjyqtari nuk e vlerësoi këtë situatë kështu.

Pas këtij rasti, Juventusi do të ishte paksa më i mirë në lojën e tij dhe do të kërkonte më shumë.

Kështu ata do të vinin të goli i parë.

Alvaro Morata bëri një krosim në zonë duke gjetur Winston McKennie, i cili shënoi në minutën e 25-të të ndeshjes duke i dhënë kështu mysafirëve epërsinë e parë.

Inte filloi ofensivën dhe një ndërhyrje në zonë nga Mattia de Sciglio i Juventusit bëri që gjyqtari të akordoi penallti për Interin raporton express.

Me një goditje të fortë dhe të saktë, Lautaro Martinez do ta barazonte rezultatin në minutën e 35 duke shënuar nga pika e bardhë.

Interi pati edhe një mundësi tjetër për të shënuar në këtë ndeshje në minutën e parë shtesë të pjesës së parë por Ivan Perisic e humbi mundësinë për të shënuar pasi që goditja e tij me kokë u prit dhe u dërgua në goditje nga këndi.

Bernardeschi ishte lojtari i parë i Juventusit që rrezikoi portën e Interit në pjesën e dytë me një goditje të fuqishme prej kufirit të zonës, por goditja e tij përfundoi larg portës.

Denzel Dumfries do të kishte shansen tjetër për Interin që të shënoi në minutën e 59-të por goditja e tij me kokë kaloi shumë afër shtyllës së djathtë pingule të portës së Juventusit.

Pas kësaj, ndeshja ishte me e thjesht me Interi që pati afër 18 tentime për gol – 10 më shumë se Juventusi.

Kështu rezultati i kohës së rregullt do të përfundonte 1-1.

Në shtesa prapë kampioni aktual i Italisë ishte më kërkues. Ata do të rrezikonin portën e bardhezinjve në minutën e 96 me anë të Alexis Sanchez, i cili mori një top afër pikës së bardh por që goditje e tij përfundoi jashtë në anën e djathtë të portierit të Juventusit.

Në pjesën e parë të shtesave nuk pati gol.

Alexis Sanchez do të bëhej protagonist në këtë ndeshje pasi që do të shënonte gol në minutën e 121-të te ndeshje, atëherë ku praktikisht të gjithë prisnin që ndeshja të shkonte në penallti.

Ai përfitoi nga një top i Darmian për t’u gjendur kështu shumë afër golit dhe për të shënuar për rezultat 2-1, gol ky që i dha trofeun e Supër Kupës Interit.